Rukiqi merr mbështetje nga Gjermania për investime, kërkohet eliminimi i barrierave në rajon

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 11:39 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka mbajtur konferencë për medie rreth vizitës së tij në Gjermani, si dhe Raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi, fillimisht foli për vizitën e tij në Gjermani dhe takimin me këshilltarin e kancelares Angela Merkel.

Ai tha se me të diskutuan për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë, por edhe për eliminimin e barrierave tregtare në rajon. Pjesë e këtij takimi tha ai ka qenë edhe kryetari i Odës së Serbisë.

“Me ftesë të kancelasres isha në një takim që ka pas disa tema te rëndësishme për të ardhmen ekonomike ndërmjet Kosovës e Gjermanisë. Ka qenë edhe kryetari i Odës së Serbisë, kanë qenë dy vendet kyçe sidomos për tejkalimin e barrierave për një zhvillimin ku mund të ketë investime, perspektive sidomos për sektorin privat. Fokusi ka qenë eliminimi i barrierave  në rajon,  që kanë penguar pozicionin tregtar të Kosovës, barriera jo tarifore, barriera politike etj”.

“Çështje tjetër, është përkrahja e qeverisë Gjermanisë për investime në rajon. Mund të ketë qasje pozitive nëse largohen barrierat, për punësimin dhe rritjen e eksportit. Shohim një problem që papunësia e të rinjve vjen nga mungesa e shkathtësive. E rëndësishme është të kemi fuqi punëtore të shkathët dhe Qeveria gjermane e sheh mundësinë e përkrahjes”, tha ai.

Një takim ka sqaruar Rukiqi do të mbahet në mars ose prill të vitit tjetër në mënyrë që kompanitë kosovare të prezantojnë projektet para investitorëve gjerman.

“Jemi marr vesh që takim ta kemi në mars ose prill. Kompanitë të prezantojnë projekte e të kenë partneritet me kompanitë gjermane. T’i shfrytëzojmë këto kanale në Gjermani, sidomos me kompanitë tona të diasporës”, tha Rukiqi.

Ndërsa për Raportin e Bankës Botërore (BB) për të bërit biznes, Rukiqi tha se edhe pse janë bërë reforma Kosova ka shënuar rënie në renditje.

“Janë dy fakte me rendësi së Kosova është në mesin e 20 vendeve që kanë bërë reforma, por ka rënie nga vendi 44 në vendin e 57 që është tash kemi ngadalësim të reformave në krahasim me vendet tjera. Kemi progres për leje ndërtimi, qasje në energjinë elektrike”.

Ai pati edhe një mesazh për Qeverinë e ardhshme, raporton EO.

“Qeveria në ardhje të vazhdojë reformat aty ku kanë mbet, të merret me sundimin e ligjit burokracinë”, tha Rukiqi.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/567158487357784

Të ngjashme