Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi mori pjesë në Konferencën Rajonale me temën “Ballkani dhe BE – pesë vjet nga procesi i Berlinit” që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Në këtë konferencë të rëndësishme ishin të pranishëm për të dhënë fjalën e tyre kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kancelari Austriak Sebastian Kurz, kryetarët e Odave Ekonomike të Rajonit, zyrtarë të lartë të BE-së dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Me theks të veçantë u diskutua për perspektivën ekonomike të rajonit dhe zhvillimet ekonomike dhe politike të vendeve të Ballkanit. Mes tjerash u fol edhe për rolin e Odave në promovimin e vlerave Evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon përmes krijimit të platformave të përbashkëta zhvillimore”.