Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar në lidhje me taksën e lartë të autostradës në “Rrugën e Kombit”.
Ai thotë se janë tradhtuar nga ministrat e Qeverisë së Edi Ramës të cilët kishin thënë se për qytetarët e bizneset e Kosovës taksa do të jetë e njëjtë si me banorët e Kukësit.
Sipas tij, bizneseve kosovare s’u ka mbetur gjë tjetër pos të hapin biznese fantome në Kukës.
Rukiqi madje ka deklaruar se nuk do të ketë bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë.
“Me grupe të interesit me influence në çdo vendim, nuk ka dhe nuk do të ketë bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë”, ka shkruar Berat Rukiqi në Facebook.
Ky është statusi i plotë i kryetarit të OEK, Berat Rukiqi:
Ne fillim te muajit Qershor, si shenje e reflektimit pas protestave te dhunshme, per vendosjen e nje takse te larte per “Rrugen e Kombit, dy ministrat e Qeverise se Shqiperise, Ahmeti dhe Gjinknuri, na priten nje delegacion prej 20 personave nga komuniteti i biznesit. Fryma e takimit ishte qe per qytetaret dhe bizneset te aplikohej takse e njejte me banoret e Kukesit. Per bizneset ishte edhe opsioni i nje pagese vjetore, me zbritje substanciale.
Po shihet qe takimi ishte “sa per sy e faqe” dhe presioni i grupeve te interesit e “mbivotoj” çdo vullnet politik per nje zgjidhje jo-diskriminuese per kete takse. Cka i mbetet bizneseve nga Kosova:
– Te hapin ndermarrje fantome ne Kukes;
– Te riorientohen ne tregje tjera, sidomos me perfundimin e autostrades Prishtine- Shkup;
Me grupe te interesit me influence ne çdo vendim, nuk ka dhe nuk do te kete bashkepunim ekonomik me Shqiperine.