Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se në programet qeverisëse të partive politike nuk ka pasur asgjë konkrete për ekonominë.
Ai veçon ndër të tjera që në këto programe mungoi plani konkret për rritjen e shkathtësive të fuqisë punëtore.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Oferta e partive politike per ekonomine
- Skemat sociale 1, 2, 3, 4, …..
- Sektori publik, ndermarrjet publike, pagat e sektorit publik, vende pune ne sektorin publik, …
Ne nderkohe nuk lexuam e as nuk degjuam per:
- Asnje projekt zhvillimor
- Asnje projekt qe siguron stabilitetin e furnizimit me energji elektrike
- Asnje program konkret, per rritjen e shkathtesive te fuqise punetore
Te mos harrojme qe ne kohen kur partite politike e proklamonin vullnetin e tyre per te garantuar sundimin e ligjit, te njejtat, ne menyre simultane, e shkelnin njerin nder ligjet me te rendesishme te kohes, pra Ligjin per Parandalimin dhe Menaxhimin e Pandemise Covid-19.