Oda Ekonomike e Kosovës k është e interesuar për vaksinim të afaristëve të vendit në Beograd. Kjo ka qenë përgjigja e OEK e cila i ka adresuar Dhomës së Tregtisë së Serbisë e cila ka thënë se ka siguruar 10,000 vaksina për biznesmenë dhe të punësuar nga rajoni. Kreu i Dhomës së Tregtisë të Serbisë Marko Cadez tha gjatë ditës së sotme se biznesmenët dhe punonjësit e tyre nga BiH, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosova të cilët dëshirojnë të mbrojnë veten nga koronavirusi do të vaksinohen në Beograd gjatë fundjavës. “Ne jemi një rajon, ekonomitë tona janë të lidhura ngushtë dhe vetëm së bashku mund ta kapërcejmë këtë fatkeqësi,” tha Chadez, i cili është gjithashtu kryetari i bordit të Forumit të Investimeve Ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se procedura e imunizimit të biznesmenëve nga rajoni është e thjeshtë: “Është e nevojshme vetëm që kompanitë nga rajoni të kontaktojnë dhomat e tyre të tregtisë, të cilat do të organizojnë vaksinimin në Beograd në koordinim me OES.”Kreu i OEK Berat Rukiqi i është përgjigjur thirrjes së nuk janë të interesuar për vaksinim të anëtarësisë së të këtij institucioni . “Ne kemi thënë se nuk jemi të interesuar dhe sit ë tillë e kemi refuzuar. E dimë që odat tjera kanë pranuar”, tha Rukiqi. I.K.Shqip.press