Rukiqi: Pakoja Emergjente duhet të zbatohet sa më shpejtë, bizneset në vështirësi të mëdha

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që sa më shpejtë të zbatohet Pakoja Emergjente që ishte miratuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Rukiqi më anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumë biznese nuk po arrijnë të qarkullojnë në raport me planifikimet.

Sipas tij, sektorët që po përballohen me rënie të aktivitetit duhet t’iu mundësohet riporogramimi i kredive.

“Pakoja Emergjente, nëse mund të quhet emergjente, duhet të implementohet sa më shpejt që është e mundur, prandaj rishikimi i buxhetit duhet të bëhet në afatet më të shpejta. Gjithashtu për sektorët që vazhdojnë të përballohen me rënie drastike të qarkullimit duhet të mundësohet ri-programimi i kredive, konform aftësisë paguese që e kanë. Shumica e bizneseve në vend nuk po arrijnë të qarkullojnë më shumë se 50% në raport me planifikimet, apo periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çdo skenar parasheh së paku 5% tkurrje ekonomike. Pakoja e Rimëkëmbjes është shpresa dhe rrugëdalja e vetme nga një ‘kataklizëm’ i mundshëm ekonomik, me pasoja të pariparueshme për dekada të tëra”, shkruan Rukiqi.

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2733649396960610
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme