Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendosjes së masave të reja të pandemisë në vend, raporton Ekonomia Online.
Rukiqi ka thënë se bizneset të cilat po kufizohen si pasojë e këtyre masave duhet të mbështeten financiarisht nga Qeveria.
“Per masat e reja: Bizneset qe po kufizohen duhet te mbeshteten financisrisht”
“Kufizimi i orarit te punes ne disa sektore te ekonomise, rezulton me renie te qarkullimit, perderisa shpezimet mbesin fikse (qirate, pagat, etj). Ne shumicen e bizneseve qe do punojne me orar te kufizuar, nje pjese e rendesishme e qaekullimit krijohet ne orarin kur te njejtat duhet te mbyllen per shkak te masave te reja per parandalimin e perhapjes te pandemise.”
“Veprimi per masa te reja kufizuese do te duhej te percjellej me nje mase financiare ne perkrahje te ketyre bizneseve, se paku 30-40% e totalit te pagave dhe qirave. Do t’i propozojme Qeverise qe kjo te behet, qe keto biznese te mbijetojne, ne te kunderten tw njejtat duhet te zvogelojne shpenzimet fikse, qe nenkupton te largojne punetore nga puna ose te mbyllen teresisht. “ka shkruar Rukiqi në Facebook.