Rukiqi: Pavarësisht taksës, të hartohet akti për reciprocitet në marrëdhëniet tregtare

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që Qeveria që pavarësisht taksës për mallrat serbe dhe boshnjake, të hartoj dhe aprovoj aktin për reciprocitet në marrëdhëniet tregtare, transmeton Ekonomia Online.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se reciprociteti në politika tregtare është politikë zyrtare e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkrara të Amerikës.

Ky është postimi i plotë i Rukiqit:

Reciprociteti ne marrëdhëniet tregtare

– Reciprociteti është parim fondamental në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, përfshire marrëveshjet multilaterale, gjë që buron nga GATT – Marrëveshja e Përgjithshme për Tregti dhe Tarifa, paraardhëse e Organizatës Botërore të Tregtisë, që sot përcakton rregullat kryesore të tregtisë ndërkombëtare;

– Reciprociteti ne politika tregtare është politike zyrtare e BE-se dhe SHBA-se;

– Parimi i reciprocitetit nënkupton ekuivalence në atë çka jep dhe në atë çka merr nga marrëveshjet preferenciale tregtare;

– Qeveria e Kosovës duhet te hartoj dhe aprovoj “Aktin për reciprocitet ne marrëdhëniet tregtare”, pavarësisht vendimit për taksen

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme