Rukiqi: Deklarata e Mujës me shumë të pavërteta, duket se burim i ka statuset e ministrit Murati në Facebook

Prishtinë | 06 Kor 2024 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-së, Armend Muja, se paga mesatare në Kosovë është 780 euro, është një propagande tjetër e këtij pushteti.

Në një postim në Facebook, Rukiqi ka vlerësuar se kjo deklaratë është me “shumë të pavërteta”

Sipas tij, Muja burim të vetëm zyrtar i ka statuset e ministrit Hekuran Murati në Facebook.

Ai ka thënë se deklarata e Mujës ka shumë të pavërteta dhe se mesatarët dhe të hyrat e pagave kjo qeveri po i kalkulon me të hyrat e ambasadorit Martin Berisha.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka shtuar se pagat në sektorin publik, në mandatin e kësaj qeverie janë rritur në një mesatare prej 10-12%, që sipas tij , kjo rritje nuk e ka mbuluar as për së afërmi inflacionin e tri viteve të fundit (26% rritje çmimesh).

Deputeti Muja ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se paga mesatare në Kosovë aktualisht është 780 euro, me një rritje mbi 30 për qind krahasuar me vitin 2019, para se VV të vinte në pushtet.

Postimi i plotë:

Një deklaratë me shumë të pavërteta.

Me gjasë po i kalkulojnë në mesatare edhe të hyrat e Martinit

1. Deputeti pretendon rritje të pagës mesatare në vend, duke llogaritur vetëm pagat në sektorin publik. Paga mesatare në një vend përfshin, mesataren e pagave në sektorin publik dhe në sektorin privat;

2. Referenca e tij për 780 euro pagë mesatare, burimin e ka të një propagandues tjetër i këtij pushteti, Ministri Murati, i cili në një status në facebook, para disa muajsh, pretendonte që paga mesatare në “sektorin publik”, këte vit do të arrin në 780 euro. Pra, deputeti burim të vetëm zyrtar i ka statuset e Muratit në facebook;

3. Deputeti thotë që paga mesatare në vitin 2019 ka qenë 580, ndërsa tani është 780 euro, apo në % një rritje prej 34%. Në këtë pretendim të tij, më së miri ilustrohet gënjeshr e pushtetit. Pagat në sektorin publik, në mandatin e kësaj qeverie janë rritur në një mesatare prej 10-12%, rritje që nuk e ka mbuluar as për së afërmi inflacionin e tri viteve të fundit (26% rritje çmimesh).

Të ngjashme