Rukiqi: Projektligji për Rimëkëmbje duhet të miratohet këtë javë, ndryshe e humb kuptimin

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të miratohet këtë javë.

Sipas tij, nëse një gjë e tillë s’ndodh këtë javë ky projektligj e humb kuptimin.

Ai ka thënë se propozimet e që kanë ardhur për këtë projektligj duhet të inkorporohen.

Postimi i plotë i tij:

Beteja e pare për rimëkëmbjen, përkatësisht miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet ta ketë një epilog vendimtar ketë jave. Ndryshe e humb kuptimin.

Kemi dëgjuar mjaft ekspertize, argumente dhe propozime te cilat mund ta pasurojnë Ligjin per Rimëkëmbjen, përfshire propozimet shume permbajtesore nga perfaqesuesit e bizneseve, partite politike ne pozite dhe opozite, ekspertet dhe institutet  e ndryshme (Kryetari i Komunes te Prishtines, GAP, Riinvest, Dardan Sejdiu, etj). E gjithe kjo ekspertize dhe propozimet e ndryshme duhet te inkorporohen ne variantin përfundimtar te Ligjit.

Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon baze me e rikthy konfidencen e humbur tek bizenset dhe konsumatoret. Kthimi i konfidences eshte parakusht qe qytetaret te rrisin kosnumin, e ne anen tjeter bizneset te rrisin investimet dhe te ruajne vendet e punes.

Të ngjashme