Javën e fundit ka pasur dukshëm rritje të rasteve me virusin Covid-19.
E së fundmi edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka rekomanduar që të ashpërsohen masat antiCovid.
Një propozim i tillë ka ngjallur pakënaqësi tek bizneset.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një statusi në Facebook, ka pyetur institucionet shtetërore, se pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës, por u lejuan që të shkelet çdo masë.
Madje thirrjen e IKSHPK’së për ashpërsim të masave, Rukiqi po e quan hipokrizi.
Ky është reagimi i tij:
Pse nuk u ashpërsuan gjatë fushatës. Pse u lejua që pamëshirshëm të shkelet çdo masë, në tubimet parazgjedhore? Tash prapë kthehemi te “fajtori kujdestar”: BIZNESET