Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, në një shkrim në Facebook është shprehur se e kanë bështetur vendosjen e tarifës poashtu edhe shfuqizimin e saj, e për reciprocitetin ka thëtë se duhet të zbatohet sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.
Rukiqi u ka bërë thirrje ndërrmarjeve kosovare që të i drejtohen OEK-ut për çdo barrierë që hasin me Serbinë, Bosne Hercegovinën dhe poashtu edh evendet e tjera.
“Per shfuqizimin e tarifes (nga kendveshtrimi ekonomik)
– Ne letren qe ja kam derguar KM Kurti per ceshtjen e tarifes 100%, kemi perkrahur shfuqizimin e saj, ne mes tjerash, njejte si e kemi perkrahur Qeverine e kaluar, ne vendosjen e saj, duke marre per baze interesin shteteror;
– Ne aspektin ekonomik tarifa 100% ka arrit disa efekte, sidomos ne fuqizimin e disa ndermarrjeve prodhuese, qe kane fuqizuar prezencen e tyre ne tregun e brendshem dhe ne te njejten kohe ka mundesuar nje vetedijesim me te madh te konsumatorit, te cilet kane zevendesuar produktet nga Serbia me produkte tjera. Por ne anen tjeter, rritja e kostos per lenden e pare ka sjell ndikime negative per disa prodhues tjere, duke ndikuar edhe ne aftesine e tyre konkurruese;
– Tarifa si instrument politik ka ndikuar dhe po ndikon ne stabilitetin politik te vendit dhe rrjedhimisht kjo eshte percjell me ndikime negative ne atraktivitetin e vendit per investime, nga brenda dhe nga jashte. Jostabiliteti politik krijon rrezik politik dhe rreziku politik eshte determinante e rendesishme ne vendimet e investitoreve per investime ne nje vend;
– Reciprociteti eshte mekanizem legjitim ne marredheniet tregtare, por duhet te zbatohet strikt, sipas rregullave te Organizates Boterore te Tregtise. Reciprociteti tregtar mund te zbatohet verem kur mekanizmat tjere per zgjidhjen e konflikteve tregtare nuk funksionojne. Eshte urgjente qe brenda CEFTA-s te krijohen mekanizma per zgjidhjen e kontesteve tregtare, mes vendeve anetare;
– Kosova tani e tutje duhet te jete shume e zeshme dhe argumentues ne adresimin e shume barrierave jo-tarifore qe eksistojne me Serbine dhe Bosnen;
– Kosova duhet te mbroj tregun ne çdo rast kur te tjeret veprojne jashte rregullave te lojes, qofte me dumping, qofte me subvencionim te eksporteve. Ne te gjitha keto raste duhet automatikisht te merren masa adekuate bazuar ne ligjet qe i kemi ne fuqi.
– Ftoj te gjitha ndermarrjet qe tani e tutje hasin ne barriera, me Serbine dhe Bosnen, por edhe me vende tjera, te na drejtohen, qe te mund te ngrisim zerin fuqishem per adresimin e tyre”.