Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mohuar se ai do të garojë me njërën nga paritë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Rukiqi i ka quajtur spekulime këto, ndërsa ka bërë të ditur se OEK s’do të merr pjesë në asnjë aktivitet me subjekte që janë pjesë e garës zgjedhore.
Postimi i tij i plotë:
Disa nga pikat kryesore konferenca e sotme për media:
1. Oda Ekonomike NUK do te merr pjese ne asnje aktivitet me subjekte qe jane pjese e gares zgjedhore, as gjate fushates elektorale, e as gjate fushates paraelektorale;
2. Pavareeisht spekulimeve, NUK do te garoj ne asnje liste zgjedhore. Do te vazhdoj, si zakonisht, perfaqesimin e interesave te sektorit privat, ne kapacitetin tim si Kryetar i Odes Ekonomike;
3. Partite politike duhet te tregojne pergjegjesi dhe te mos e rrezikojne funksionimin e shtetit, pra duhet ta votojne Buxhetin per vitin 2021.