Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë ka thënë se çdo plan për masa kufizuese shtesë duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkëmbjes.
“Shtetet qe po mbyllen prapë (në tërësi, apo pjesërisht), kanë siguruar fonde dhe buxhete për të përkrahur sektorët që po goditen nga masat parandaluese anti-COVID. E ne? As një ligj bazik për rimëkëmbjen, nuk po arrijmë ta miratojmë me javë të tëra. Çdo plan për masa kufizuese të reja (nëse shfaqet nevoja për to), duhet të përcillet me zbatim urgjent të Ligjit të Rimëkembjes dhe me fonde shtesë për përkrahje të sektoreve më të goditur. Në të kundërtën, KOLAPS”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e tij në Facebook.