Rukiqi: Vetëm 35% e bizneseve presin të rrisin numrin e punëtorëve

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka vlerësuar të pakënaqshme gjendjen e bizneseve që u goditën nga pandemia, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë janë vetëm 35 përqind e bizneseve  që presin të rrisnin numrin e punëtorëve.

 “Për tremujorin e dyte të 2020-s është një ndër gjendjet më të pakënaqshme që nga paslufta. 80 për qind e bizneseve e kanë vlerësuar gjendjen e tyre të pakënaqshme. Nëse e krahasojmë me tremujorin e parë të këtij viti është një pakënaqësi 47 për qind më e lartë”, tha Rukiqi.

Pritjet për punësim të bizneseve, sipas Rukiqit, janë vetëm 35 për qind e bizneseve që presin ta rrisin punësimin.

“Ky është bilanci më negativ pasi që shumica e kompanive nuk presin të hapin vende të reja të punës. Pjesa më e madhe e kompanive në 6 muajt e ardhshëm presin që situata biznesore të përkeqësohet. Për Indikatorin e konfidencës është tre mujori më negativ, ka rënie shqetësuese”, tha Rukiqi.

Të ngjashme