Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar, raporton Ekonomia Online. Rukiqi pohoi se dorëheqja e Rozeta Hajdarit është e padiskutueshme.
Rukiqi mbajti konferencë për medie, në lidhje me arrestimin e tre personave për shkak të skandalit të grurit dhe vajti.
Sipas tij, pushteti i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka treguar zell për kapjen e shtetit.
“Dua të theksoj që ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë të sistemit korruptiv dhe kriminal i vendosur nga VV-ja. Ky pushtet ka treguar në një anë pa aftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, nga ana tjetër ka treguar zell për kapjen e shtetit”.
“Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të marrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveri Kurti me vendim ju ka bërë më të lehte dhe të shpejt për vjedhjen e grurit këtyre akterëve… Dorëheqje për ministre nuk mjafton ajo duhet që të jep përgjegjësi tekë organet e rendit. Dorëheqja. I bëjmë thirrej pushteti që të mos ndikoj në hetimet. Do të angazhohemi që të krijojmë komisionin hetimore në kuadër të parlamentit në lidhje me këtë rast”, tha ai.
Ai i pyetur se a do ta përkrahin mocionin e AAK për rrëzimin e Qeverisë, Rukiqi tha se LDK-ja është e angazhuar çdo ditë që të ketë zgjedhje të reja, por jo me format që tani janë në tavolinë.
“Ne e kemi thënë, nuk është çështje a duhet të ketë zgjedhe apo jo. Duhet që të shkohet me opsioni që është i sigurti, qytetar duhet që të ja japin përgjigjen kësaj qeverie. Rruga që në po angazhohemi është ta kalojmë krizën që jemi, ne vendi do t’i sjellim qeverisje përmes rrugës se re. Ne angazhohemi çdo ditë që të kemi zgjedhje më shpejt por jo në format që tani janë në tavolinë”, tha ai.
Fjalimi i Rukiqi gjatë konferencës:
LDK u shpreh mirënjohje mediave për punën e tyre të guximshme dhe hulumtuese në zbardhjen e rasteve korruptive jo vetëm të sotëm por edhe rastet tjera.
Rasti i sotëm, është pjesë e mozaikut të gjërë dhe të gjatë, të sistemit korruptiv dhe kriminal, të instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha nivelet e qeverisjes
E kemi theksuar dhe ritheksuar vazhdimisht, që ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme në qeverisjen e vendit, por ka treguar zell dhe aftësi të jashtëzakonshme në kapjen e shtetit, dhe shtrirjen e aktivitetit kriminal dhe korruptiv në të gjitha nivelet
T’i theksojmë edhe njëherë me radhë
Afera milionëshe me rezervat shtetërore. Të gjitha indikacionet janë që ky nuk është rast vetëm korruptiv. Të gjitha elementet që janë publikuar deri tani të qojnë deri te një rrjet i krimit të organizuar, me aprovimin dhe përfshirjen e niveleve më të larta politike. Ka vendim të Qeverisë të udhëhehqur nga z. Kurti, që furnizimi me rezerva shtetërore të përjashtohet nga procedurat e rregullta të prokurimit
Pra Kryeministri me vendim të Qeverisë, ju ka mundësuar rrjetit krimininal, vjedhje më të lehtë dhe më të shpejtë të rezervave shtetërore
Koordinimet me terroristë dhe persona të listës së zezë. Po i referohem komunikimeve të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes VV, me terroristin Radojcic. Përmbajtja e këtyre komunikimeve mbetet e errët për publikun dhe e njëjta duhet të hetohet deri në fund.
Ambasadori Martin Berishaj, pranon miliona euro nga Serbia, për tregti me energji elektrike, ndërsa Kosovës i kthehet terri, me muaj të tërë të mosgjenerimit të energjisë elektrike dhe importeve të shtrenjta, pikërisht nga kompanitë serbe nga të cilat Martini ka pranuar miliona euro dhe të cilat në çdo raport ndërkombëtar janë të njohura si mafi regjionale e energjisë.
Nagip Krasniqi, i emëruar nga Bordi i zgjedhur nga Qeveria e Kurtit, tashmë i arrestuar me dyshime të forta për korrupsion aktiv me tenderë njëburimor dhe konflikt të pastër të interest.
Tenderët burimor, janë modeli biznesor i kësaj Qeverie. Miliona euro kontrata, pa asnjë procedurë dhe me një konkurrencë të limituar në kompani të afërta me pushtetin.
Asambleistë të arrestuar për afera me toka (Berat Lahu) dhe me subvencione (Liridon Fandaj)
Ish-drejtor të arrestuar, komunal dhe të ndërmarrjeve publike, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, dhe jo vetëm të arrestuar, por me 50,000 cash të mbajtuara në shtëpi.
Besnik Mujeci, i afërt me Kryeministrin dhe njerëzit më të rëndësishëm të LVV, arrestohet për trafik droge.
Nepotizmi: mbi qindra raste në Qeveri, agjenci të pavarura dhe ndërmarrje publike dhe komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje. Të njëjtit njerëz të emëruar apo të zgjedhura pa kritere, me aminin e nivelit më të lartë politik.
Lidhja Demokratike e Kosovës,
Inkurajon organet e rendit dhe zbatimit të ligjit të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të pavarur në këtë rast dhe në të gjitha rastet tjera me elemente korruptive dhe kriminale;
Të gjitha faktet e publikuara deri tani, na bëjnë të besojmë që në aferën e rezervave shtetërore, kemi përfshirje të niveleve më të larta politike të kësaj Qeverie, prandaj hetimi duhet të përfshijë këto nivele;
Kërkojmë arrestimin e Ministres Hajdari; pas zhvillimeve të sotme, dorëheqja nuk mjafton.
I bëjmë thirrje pushtetit që të mos i pengoj hetimet.
Me fillimin e sesionit të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e kemi paralajmëruar, LDK do të kërkoj themelimin e Komisionit Hetirmor për këtë aferë, për të adresuar qartë të gjithë përgjegjësinë politike të niveleve më të larta të pushtetit në këtë aferë milionëshe, me paratë tona.