Rukiqi zotohet që do ta mbështesë sektorin e ndërtimtarisë

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 15:45 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka vizituar kompaninë “DP Partners”, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi tha se po viziton këtë kompani për të parë gjendjen dhe dëmet që ka shkaktuar pandemia.

Ai tha se me pronarin diskutuan për rimëkëmbjen e sektorit të ndërtimit.

“Vazhduam me vizitat në sektorin e ndërtimit për të parë efektet e pandemisë COVID-19 në këtë sektor dhe normalisht për të diskutuar se çka mund të bëhet më tutje në pjesën e rimëkëmbjes të këtij sektori”.

“Unë kam kënaqësinë që të jem së bashku me pronarin e kompanisë ‘DB partners’, që është kompani e re por megjithatë me traditë të njerëzve që e udhëheqin, e para se gjithash Durimin, që ka qenë ndër investitorët e parë në sektorin e ndërtimit dhe i cili ka një përvojë jashtëzakonisht specifike në këtë sektor, dhe gjithmonë ka qenë i gatshëm që t’i jap shtytje zhvillimeve në sektorin e ndërtimit”, tha Rukiqi.

“Sot gjithashtu diskutuam për propozime konkrete që në aspektin financiar dhe operativ do të ishin të mirëseardhura për rritjen e mëtutjeshëm të sektorit të ndërtimit dhe për mundësinë që qytetarët dhe bizneset që t’i blejnë këto prona, si në Prishtinë dhe jashtë saj”, tha Rukiqi.

Ndërsa pronari i kompanisë, Durim Prishtina tha se kanë nevojë për përkrahje dhe ndihmë nga institucionet e vendit, raporton EO.

“Sot kisha kënaqësinë që ta kem kryetarin e OEK-ut, mikun tim dhe bashkëpunëtor i afërt, ku i shprehëm shqetësimet tona momentale që vijnë prej pandemisë”.

“Në përgjithësi sektori i ndërtimtarisë si një sektor bazik në zhvillimin ekonomik të Kosovës ka nevojë për një përkrahje njëjtë sikur industritë tjera. Kështu që presim përkrahje dhe ndihmë nga institucionet”, tha ai.

Të ngjashme