Që nga 16 marsi Rumania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, mirëpo numri i rasteve me koronavirus ka vazhduar të rritet meqë njerëzit kanë injoruar rekomandimet e Qeverisë për të qëndruar brenda.
Dje autoritetet kanë raportuar për 186 raste positive – shifër kjo më e larta të shënuar në baza ditore – dhe një vdekje, duke e dërguar në 762 numrin e rasteve të infektuara dhe në tetë atë të fataliteteve.
Kjo ka bërë që presidenti rumun, Klaus Iohannis, të deklaroi se më 24 mars se do të angazhojë ushtrinë për të ndihmuar në zbatimin e “karantinës totale” me qëllim të ngadalësimit të përhapjes së koronavirusi.
Iohannis nëpërmjet një fjalimi televiziv ka thënë se duke nisur nga 25 marsi, njerëzve duhet t’iu lejohet të largohen nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqim, ilaçe, për të shkuar në punë apo për emergjenca tjera.
Presidenti rumun po ashtu ka thënë se do të vëzhgohen edhe njerëzit e vendosur vetë në karantinë, por nuk ka dhënë detaje tjera.
Sipas tij, trupat ushtarake do të dalin në rrugë për t’i ndihmuar policisë në zbatimin e urdhrave.