Kuvendi i Rumanisë sot në seancë plenare ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Republiksë së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në ratifikimin e Protokollit prezent ishte Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili u drejtua para deputetëve rumun.
Rumania është vendi i shtatë me radhë, anëtare e NATO-s e cila ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. E para që e ratifikoi Protokollin ishte Greqia, pas saj Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi.
Nesër Protokollin duhet të ratifikojë edhe Kuvendi Lituanez. Siç është paralajmëruar, Kryeparlamentari Xhaferi nga Bukureshti do të udhëtojë për në Vilnus ku do të drejtohet para deputetëve lituanez.
Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Pas ratifikimit të Protokollit në Kuvend të të gjitha 29 anëtarëve të NATO-s, Maqedonia edhe oficialisht do të bëhet pjesë me të drejta të plota në Aleancën Veriatlantike.