Rusët thonë ta kenë vrarë shefin e ISIS-it

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 09:52 | Nga

Ministria ruse e Mbrojtjes ka kumtuar se Ibrahim Abu Bakr el Bagdadi është vrarë gjatë bombardimeve të forcave ajrore – kozmike të Rusisë më 28 maj në jug të Rusisë, njofton BBC, transmeton Koha.net.

Abu Bakr el Baggdadi më herët disa herë është shpallur i vdekur, por më pas lajmi dilte i rremë.

El Bagdadi, emri i vërtetë i të cilit është Ibrahim Avad Ibrahim el-Badri, për herë të parë është paraqitur në publik në korrikun e vitit 2014 kur në një xhami në Mosul, të cilin e kishte marrë ISIS, njoftoi për formimin e “kalifatit islamik” në Lindjen e Afërt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme