Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një shtetas rus me nënshtetësi gjermane ka refuzuar ta lëshoj hotelin në të cilin ishte akomoduar.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti nuk e kishte kryer as pagesën.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë 04.02.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.