Rusia: 6 mijë të infektuar me Coronavirus për 24 orë

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Rusia të shtunën konfirmoi edhe 6.060 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 42,853 të infektuar.

Në një deklaratë, ekipi i urgjencës tha se 43% e rasteve të reja nuk kishin simptoma klinike, shkruan Anadolu.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Rusi ka arritur në 361 ku 48 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Të paktën 234 persona u shëruan gjithashtu gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve të rikuperuar në 3,291.

Pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të paktën 185 vende dhe rajone në të gjithë botën, ku Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht janë rajonet më të goditura.

Nga pandemia deri tash kanë vdekur afro 161,000 njerëz teksa të infektuar janë mbi 2.34 milionë njerëz, ndërsa më shumë se 598.500 janë shëruar, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të ngjashme