Indeksi kryesor MOEX i Rusisë përfundoi me 33% më ulët në aspektin ekonomik, pas veprimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ai u rrëzua deri në 45% më herët sot.
Kompanitë dhe bankat e mëdha ruse të energjisë u goditën më së shumti mes pritjeve që Perëndimi do të shpallte sanksione më të ashpra, rapoton CNN.
Gazprom ra 38% dhe Rosneft ra 40%, ndërsa bankat VTB dhe Sberbank gjithashtu ranë më shumë se 40%.
Rubla ruse mbetet në nivelet më të ulëta, duke rënë 7% kundrejt dollarit amerikan.