Rusia dhe Kina: Testi i raketës nga SHBA mund të ringjallë garën me armë

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Rusia dhe Kina kanë reaguar pas njoftimin nga SHBA se ka kryer një test të një rakete me rreze të mesme gjatë fundjavës.

Sipas këtyre vendeve ky veprim i Uashingtonit rrezikon ngritjen e tensioneve dhe ringjalljen e një gare të re me armë, shkruan Guardian, transmeton Klan Kosova.

SHBA ka njoftuar se ka kryer këtë test vetëm pak javë prej kur mori vendim që të tërhiqet nga Traktati për Armët Bërthamore ku pjesë është edhe Rusia.

“SHBA hapur ka ndërmarrë veprimet që çojnë në eskalim të tensioneve ushtarake. Ne nuk reagojmë ndaj provokimeve”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov.

“Ne nuk do ta lejojmë vetën të biem në një garë armësh që ka kosto”.

Nga Pekini, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, ka thënë: “Ky veprim nga Amerika çon në një raund të ri të garës së armëve, që pastaj do të shpien në një konfrontim ushtarak”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme