Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për moslejim të hyrjes së zyrtarëve ushtarakë rusë, që planifikonin të mbanin një takim ruso-kinez në Kombet e Bashkuara, ku do të kritikoheshin sistemet raketore mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.
Aleksandar Emelianov, nga Komiteti për bashkëpunim ndërkombëtar i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, tha dje se Moska dëshironte ta dërgonte delegacionin e udhëhequr nga gjenerali, Tretyak Andrey, shef i lartë në shtamadhorinë e ushtrisë ruse.
“Atyre nuk u është dhënë viza për hyrje”, u tha Emelianov disa diplomatëve, që merrnin pjesë në një takim gjysmëorësh në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Misioni amerikan në Kombet e Bashkuara ka refuzuar të komentoj lidhur me këtë takim ose për rastet individuale të vizave.
Ambasadori amerikan për çarmatim, Robert Wood, dhe zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Jeffrey Eberhardt, u larguan nga takimi disa minuta pasi ai filloi.