Rusia e ka shtuar kontrollin në Arktik, me një bazë të fuqishme ushtarake

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Kotelny Island është qendra kryesore e lëvizjes së anijeve në Arktik, ku Rusia e ka ndërtuar një bazë të fuqishme ushtarake, me sistem të avancuar të mbrojtjes ndaj raketave.

Më se 250 ushtarë shërbejnë në këtë njësit, për të armatosur kundër armëve dhe anijeve, që ndodhet mes detit Laptev dhe atij të Siberisë.

Megjithëse ndodhet në një zonë shumë të egër natyrore, kanë mjaft rezerva sa për të mbijetuar për 12 muaj.

“Detyra jonë është të kontrollojmë hapësirën ajrore, si dhe rrugët detare të pjesës veriore. Kemi gjithçka që na duhet për shërbim dhe jetesë të rehatshme” ka thënë koloneli Vladimir Pasechnik, që është oficer komandues.

Në përpjekje për të siguruar juridiksionin mbi këtë zonë të pasur me resurse, Rusia nuk është e vetme, pasi ka përpjekje edhe nga shtete të tjera, që ta kontrollojnë Arktikun, ku gjithnjë e më shumë, po hapen mundësi të reja eksploatimi.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Danimarka dhe Norvegjia po përpiqen të zënë hapësirë bashkë me Kinën, në këtë regjion polar të pasur me resurse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme