Rusia e sulmon katedralen historike të Odesës në Ukrainë

Prishtinë | 23 Kor 2023 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Sulmet ruse e kanë dëmtuar katedralen historike te qytetit ukrainas, Odesa.

Ndërtesa është kisha ortodokse më e madhe e Odesës dhe u shenjtërua në vitin 1809. Ajo u shkatërrua nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1939, përpara se të rindërtohej më 2003-ën.

Andriy Palchuk, lryeipeshkvi i Katedrales, tha se ai ishte personi i parë që mbërriti në vendngjarje.

“Shkatërrimi është i madh, gjysma e katedrales mbeti pa çati, shtyllat qendrore dhe themelet u shkatërruan,” tha ai.

” E gjitha ishte në flakë, duke u djegur”, ka thënë Palchuk.

Agjencia kulturore e OKB-së, UNESCO, i ka kërkuar vazhdimisht Rusisë që të ndërpresë sulmet në Odesa. Qendra historike e qytetit u përcaktua si “Trashëgimi Botërore” e rrezikuar nga organizata në fillim të këtij viti, pavarësisht kundërshtimit rus.

Rusia i ka nisur sulmet gjatë natës në portin e Odesës ku vrau një person dhe duke plagosi 19 të tjerë, përfshirë katër fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas.

Odesa është një vend i rëndësishëm në Ukrainë, i përdorur si një port kryesor për eksportin e grurit.

Rusia ka goditur Odesën dhe objektet e tjera të eksportit të ushqimit ukrainas pothuajse çdo ditë gjatë javës së kaluar pasi Moska u tërhoq nga një marrëveshje e korridorit detar të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila lejonte dërgimin e sigurt të grurit ukrainas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme