Rusia ka ftuar NATO-n në Konferencën e 6-të Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare që do të mbahet më 26 dhe 27 prill, tha ministri rus i Mbrojtjes të mërkurën.
“Ne i kemi dërguar ftesë kreut të NATO-s, në veçanti për kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneralit Petr Pavel”, tha Alexander Fomin para gazetarëve, njofton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Fomin tha se Moska nuk ka marrë ende një konfirmim në lidhje me pjesëmarrjen e Pavel, por një përfaqësues i NATO-s do të merr pjesë në konferencë.
Konferenca do të fokusohet në çështjet “më kritike”, që kanë të bëjnë me sigurinë globale dhe rajonale, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.
Lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, problemet e sigurisë në Evropë, Azinë Qendrore dhe Azi-Paqësorit, janë temat që do të diskutohen gjatë konferencës.
NATO ka pezulluar lidhjet me Rusinë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe pas votimit të paligjshëm të pavarësisë.
Aneksimi erdhi pas një votimi ilegal të pavarësisë në kohën kur po mbaheshin protesta të dhunshme anti-qeveritare në kryeqytetin ukrainas, Kiev, të cilat çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç.