Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se në takim me kolegun rus Sergej Shojgu ka filluar bisedimet për furnizim me pajisje të re armatimi nga Rusia – katër helikopterë transportues Mi-17 dhe katër helikopterë lufte Mi-35, ka kumtuar Ministria serbe e Mbrojtjes.
“Po e vazhdojmë bashkëpunimin ushtarako-teknik me pajisje të reja dhe modernizim të avionëve të luftës Mig 29, pastaj tankeve T-72 dhe të automjeteve luftarake të këmbësorisë si dhe të disa llojeve të armatimit kundërajror. Serbia e armatosur është Serbi paqësore dhe garantuese e paqes në Ballkan”, ka thënë Vulin i cili sot ka filluar një vizitë në Rusi, njofton Al Jazeera.