Rusia iu ndalon me ligj ushtarëve selfiet dhe postimet në media sociale

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 10:05 | Nga

Ministria ruse e mbrojtjes ka hartuar një ligj për të ndaluar postimet në media sociale nga ushtarët profesionistë dhe personeli tjetër ushtarak.

Ky vendim sipas tyre është miratuar për shkaqe sigurie të personelit ushtarak.

Ligji thotë se fotot, videot dhe materialet e tjera të ngarkuara në internet mund të zbulojnë detaje ushtarake të dobishme për një armik.

Gjeolokimi automatik mund të tregojë se ku është vendosur një njësi ushtarake.

Projekt-ligji ndikon ushtarët të cilët mund të dërgohen jashtë vendit, jo rekrutët.

Postet e ushtarëve rusë kanë zbuluar forcat e vendosura në Ukrainë dhe Siri.

Rast specifik del të jetë korriku i vitit 2014, Myroslava Petsa e BBC-së shkroi një imazh të një postimi nga një ushtar rus, i cili me krenari raportoi dërgimin e raketave Grad për rebelët pro-rusë në Ukrainë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme