Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur për mundësin e një “Lufte të Tretë Botërore” gjatë një konferencë shtypi në Moskë.
Duke komentuar deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore, Lavrov tha se një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm “luftë bërthamore”.
Ai thotë se kjo është vetëm në kokat e politikanëve perëndimorë – dhe nuk është në kokat e popullit rus.
“Nëse bëhet një luftë e vërtetë kundër nesh, atëherë ata që bëjnë plane të tilla duhet të mendojnë për këtë [dhe] për mendimin tim plane të tilla po bëhen,”, ka thënë Lavrov.