Rusia ka regjistruar rekord të rasteve ditore me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 22.778 raste të reja, duke çuar shifrën totale në 1.948.603, njofton agjencia Reuters.
Autoritetet ruse po ashtu kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 303 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar në 33.489.
Në Gjermani në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.824 raste të reja me koronavirus, ndërsa shifra totale ka shkuar në 801.327. Numri i të vdekurve është rritur për 62, ndërsa totali ka shkuar në 12.547.
Në Çeki janë regjistruar 1887 raste të reja me koronavirus, është shifra më e ulët që nga 4 tetori. Po ashtu janë raportuar 150 raste të vdekjes në dy ditët e fundit.