Rusia në pritje të përgjigjes së Ukrainës për raundin e tretë të bisedimeve

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kremlini pretendeon se është duke pritur për një përgjigje nga Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve.

Moska tha se i kishte thënë Ukrainës “si e shohim ne zgjidhjen” për luftën në vazhdim, duke shtuar se çfarë do të ndodhë më pas do të varet nga Ukraina.

Zëdhënësi Dmitry Peskov shtoi se asnjë dokument nuk ishte rënë dakord me Kievin.

Bisedimet u zhvilluan në Bjellorusi, e cila ka ndihmuar pushtimin e Kremlinit ndaj fqinjit të saj, dhe u drejtuan nga këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, shkruan skynews, transmeton Klankosova.tv.

Më pas u raportua se Rusia kishte rënë dakord për nevojën e “korridoreve humanitare” në Ukrainë për evakuimin e civilëve dhe mbërritjen e ndihmave, por ende nuk ka asnjë shenjë për një armëpushim.

Të ngjashme