Ndikimi rus në Rrepublika Serpska të Bosnjes është evident, ndërsa në Serbi ndikimi rus është shumë i fuqishëm, gjë që shihet edhe nga Qendra Humanitare Ruse në Nish dhe nga Gaspromi, i cili ka edhe njësi të armatosura në tokën serbe.
Tashmë nuk është sekret që politikanë rusë kanë shfaqur haptas mendime se Rusia duhet ta rikthejë influencën e dikurshme në Ballkan.
Vizitat e shpeshta të zyrtarëve serbë të Republika Serpskas dhe të Serbisë në Moskë dhe të zyrtarëve rusë në Beograd, janë vetëm maja e ajsbergut e kësaj lidhjeje që po e shndërron Serbinë në një shtet vasal të Putinit dhe Republika Serpskan, në një “place d’arme” rus.
Fakti që Serbia nuk ka pranuar të imponojë sanksione ndaj Rusisë dhe as të dëbojë diplomatët rusë për rastin Skripal, vërteton se Serbia nuk zbaton politikat e BE-së e të SHBA-ve në raport me Rusinë.
Poashtu, presionet e Serbisë janë permanente ndaj Shkupit, Prishtinën dhe Sarajevës, saktësisht në linjat ku llogaritet se është më e dukshme dobësia e Perëndimit, për shkak të paragjykimeve që kanë ndaj muslimanëve, d.m.th ngadalësimit të anëtarësimti të këtyre shteteve në BE dhe në NATO.
Pra, e përbashkëta e krizave në linjën Shkup-Prishtinë-Sarajevë, ka të bëjë me taktikat e goditjeve serbe, që janë në funksion të rikthimit të influencës serbe dhe ruse në këto hapësira.