Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat e Moskës kanë marrë kontrollin e fshatit ukrainas, Zhelanne, në rrethin Pokrovsk të rajonit të Donetskut.
Bëhet e ditur se forcat ruse për muaj të tërë janë përqendruar në qytetin Pokrovsk, shkruan Sky News.
Trupat e Moskës kanë lëvizur ngadalë në lindje të Ukrainës, ku kontrollojnë rreth 18 për qind të territorit.
Ajo po shtyn për kontrollin total të Donetskut dhe Luhanskut, të cilët së bashku formojnë rajonin e Donbasit.