Rusia pretendon se ka pushtuar Siverskun e Ukrainës

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS ka raportuar se Rusia ka pushtuar qytetin Siversk në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ishte informuar për këtë pushtim, raporton Sky News.

Qyteti Siversku shtrihet rreth 35 kilometra në veri të qytetit tjetër ukrainas, Bakhmut, i cili ishte një fushë beteje e ashpër që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022, përpara se të binte nën kontrollin rus në fillim të këtij viti.

Të ngjashme