Rusia raporton mbi 11 mijë të infektuar me Coronavirus për 24 orë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Rusia ende po vazhdon me trendin e rritjes së numrit të të infektuarve me Coronavirus, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportoi 11,656 raste.

Sipas World Meters deri tash në Rusi janë infektuar 221,344 persona, teksa kanë vdekur 2,009 persona si dhe janë shëruar 39,801 persona, njofton Klan Kosova

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 94 persona teksa raste aktive janë 179,534.

Kujtojmë se në përgjithësi, virusi është përhapur në 187 vende të botës që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Deri tani në botë janë të infektuar 4,196,784 persona, kanë vdekur 284,034 si dhe janë shëruar 1,500,385 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme