Rusia ka regjistruar rekord ditor të rasteve të reja me Coronavirus. Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 21 798 raste të reja, përfshirë 6897 në Moskë, duke e çuar kështu shifrën totale të infektuarve në 1 796.132.
Po ashtu autoritetet kanë raportuar për 256 të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale të vdekurve në 30 793.
Në Çeki ndërkohë ka filluar të bie numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 608 raste të reja, që është shifra më e ulët në katër javët e fundit. Janë raportuar 177 të vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar totalin e të vdekurve në 4 858.