Ministria e Shëndetësisë në Rusi iu ka rekomanduar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19, përcjell Reuters raportimin e RIA-s.
Të enjten Rusia ka raportuar për 11,493 raste të reja të të prekurve me koronavirus, transmeton KOHA.
Kjo është pak më e ulët se shifra rekorde e konfirmuar gjatë një dite në vend.
Në total Rusia ka regjistruar deri më tani 1,260,112 të infektuar me COVID-19.