Rusia, Serbia dhe Bjellorusia, në ushtrime ushtarake

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 13:45 | Nga

Rusia, Serbia dhe Bjellorusia po mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake afër kufirit të Bjellorusisë me Poloninë, që është anëtare e NATO-s.

Në ceremoninë e sotme të hapjes, koloneli rus, Aleksei Sgibnev, tha se ushtrimet “Vëllazëria Sllave-2017” tregon se “të tri shtetet kanë arritur bashkëunim të ngushtë dhe po përgatiten që së bashku ta luftojnë të keqen më të madhe të kohës sonë: terrorizmin ndërkombëtar”.

Në këtë ushtrim marrin pjesë më se 300 ushtarë rusë, 400 bjellorusë dhe 50 trupa nga Serbia. Ushtrimet pritet të zgjasin deri më 14 qershor.

Ky ushtrim i përbashkët afër Polonisë, që është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ka filluar një ditë pasi Mali i Zi është bërë anëtari i 29-të i NATO-s.

Ky është ushtrimi i tretë ushtarak me emrin “Vëllazëria Sllave”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme