Rusia shpëton 32 fëmijë nga burgjet e ISIS-it, nënat mbeten në burg

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një avioni i Ministrisë së Jashtme ruse transportoi nga Iraku drejt Moskës 32 fëmijë të militantëve të ISIS-it.

Fëmijët ishin nga mosha 1-3 vjeç, ndërsa nënat e tyre janë në burg, si të dyshuara për terrorizëm.

Autoritetet ruse thanë se 32 fëmijët e vegjël ishin mbajtur në burgjet e Irakut, ku nënat e tyre po vuajnë dënimet ose janë në pritje të gjykimit, transmeton Shqip.

Ministria e Shëndetësisë tha se fëmijët, të cilët mbërritën në Moskë të hënën vonë, u dërguan menjëherë në një spital për teste mjekësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme