Rusia do ta furnizojë Kinën me gaz natyror

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 08:43 | Nga

Rusia do të fillojë furnizmin e Kinës me gaz natyror, përmes një tubacioni të ri deri në fund të viti 2019, ka njoftuar gjigandit shtetëror i gazit, Gazprom.

Ky hap është pjesë e marrëveshjes për energji në mes të dy vendeve, dhe kap shifrën e 400 miliardë dollarëve.

Shefi ekzekutiv i Gazpromit, Aleksei Miller, u ka thënë gazetarëve në Moskë, se furnizimet e para do të nisin në dhjetor të vitit 2019, duke shtuar, se Beijing dhe Moska janë duke negociuar për një tubacion të dytë në Lindjen e Largët.

Rusia ka nënshkruar marrëveshje 30 vjeçare me Kinën në maj të vitit 2014, që përmes një tubacioni të furnizojë me gaz, tregun më të madh të energjisë në botë.

Punimet në tubacionin me gjatësi 4,000 kilometra kanë filluar në shatator të vitit 2014, duke lidhur fushat e gazit në Yakutia me Detin e Japonisë dhe kufirin kinez.

Marrëveshja e Gazpromit me Korporatën Kombëtare të Kinës, erdhi pas një vizitë në Moskë të presidentit kinez, Xi Jinping.

Moska dhe Beijing kanë rritur bashkëpunimin tregtar nga viti 2014.

Kremlini ishte i interesuar për tregjet e Lindjes, pasi Perëndimi i vuri sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë.

Ruga e tubacionit të furnizimit me gaz natyror

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme