Rusia, Turqia dhe Irani i vazhdojnë bisedimet për Sirinë

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 15:59 | Nga

Rusia, Turqia dhe Irani e kanë formuar një grup punues për ta finalizuar një marrëveshje për krijimin e zonave të de-eskalimit.

Lajmi është bërë i ditur nga delegacionet e tri vendeve përmes një komunikate të përbashkët të publikuar sot pas bisedimeve në Kazakistan, transmeton Express.

Ky njoftim mund të nënkuptojë se Moska, Ankaraja dhe Teherani kanë dështuar të pajtohen për të gjitha detajet siç kishte shpresuar Rusia këtë javë.

Të tri vendet kanë thënë se rundi i radhës i bisedimeve në Astana do të mbahet në javën e fundit të gushtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme