Rusisë i është kthyer e drejta e votës në Këshillin Evropian.
Për këtë shkak delegacioni nga Ukraina e ka lëshuar mbledhjen në shenjë proteste për lejimin e deputetëve rusë në këtë institucion pesë vjet pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Asambleja e Përgjithshme votoi me 118 vota për dhe 62 kundër kthimit të së drejtës për votë të anëtarëve rusë në njërën nga ndryshimet e para të ndëshkimeve që i ishin vënë Rusisë pas hyrjes së ushtrisë së saj në Ukrainë në vitin 2014.
Më parë Rusia ka kërcënuar se do të largohet tërësisht nga Këshilli i Evropës, i cili e mbikëqyr Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nëse asaj nuk i kthehet e drejta e votës.
Nga ky veprim të shqetësuar po shfaqen avokatët për të drejtat e njeriut në Rusi, të cilën po frikësohen se qytetarët e rëndomtë rusë mund ta humbin të drejtën e mbrojtjes nga kjo gjykatë evropiane nga shkeljet e policisë dhe sistemit të drejtësisë në Rusi.
Kjo gjykatë e ka ndëshkuar Rusinë me miliona euro çdo vit për shkak të këtyre shkeljeve.
Me këtë rast delegatët e Ukrainës në KE thanë se lejimi i kthimit të Rusisë në këtë organ mund të vlerësohet si koncesion dhe e tregon dobësinë e vendosmërisë së Evropës për ta mbajtur nën kontroll Rusinë. Për më tepër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se është i zhgënjyer nga ky vendim, shkruan The Guardian përcjellë Klan Kosova.
Këshilli i Evropës është një ndër organizatat më të vjetra për të drejtat e njeriut në kontinent. Ajo është themeluar në vitin 1949 me qëllim të mbrojtjes së demokracisë dhe sundimit të ligjit.