Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, ka thënë se kjo ditë duhet të shërbejë si shembull për kujdesin dhe ruajtjen e mjedisit.
Ai ka dhënë alarmin që ndryshimet klimatike po ndodhin dhe se ndikimi i tyre po rritet edhe në Kosovë.
Kjo është deklarata e plotë e Andrew Russell:
Ndryshimet klimatike po ndodhin. Ndikimi i tyre po rritet, këtu në Kosovë dhe në mbarë botën. Megjithëse qeveritë kanë një rol kritik në këtë fushë, është e rëndësishme të kujtojmë se veprimi i vërtetë po ndodh në nivel lokal, nga qytetarë të angazhuar, biznese dhe shoqëria civile.
Pse duhet të ndërmarrim veprime për të adresuar ndryshimet klimatike, sot, në Ditën Botërore të Mjedisit? Po, ka të bëjë me shpëtimin e planetit për hir të fëmijëve tanë. Por është gjithashtu gjë e mençur për të bërë.
Ashtu si thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres: “Kjo nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë, është gjëja e mençur për të bërë, dhe ata që do të besojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, për ekonominë e gjelbër do të jenë ata që do të kenë një rol udhëheqës në ekonominë e shekullit të 21-të”.