Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Steven Russell u pyet për një operacion të KFOR-it i cili kishte ndodhur më 9 gusht 1999 në Kosovë në një bujtinë që përdorej nga UÇK-ja.
“Me sa me kujtohet kur jemi futur në bodrum, në anën e djathtë ishte një vend ku ishte si një pjesë e ndarë një karrige dhe disa instrumente të mprehta. Kishte njolla gjaku në dysheme. Pra e gjitha ishte në një pjesë të izoluar në një qoshe. (njollat e gjakut me karrigen) të gjitha këto ishin afër njëra-tjetrës”, tha Russell duke shtuar se nuk dukej që ishte gjakderdhje e madhe dhe se dukej që ishte e freskët”, tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se kur filloi operacioni kanë pritur të mos gjenin asgjë për shkak se anëtarët e UÇK-së iu kishin thënë të kontrollonin por që nuk do të gjenin asgjë.
“Kur filloi operacionin ne prisnim që të mos gjenim asgjë aty, na thanë kontrolloni çfarë të doni se nuk do gjeni asgjë dhe natyrisht ne në fakt gjetëm shumë aty”, tha Russell duke shtuar se ata nuk dhanë shpjegim për ato që u gjeten dhe se ushtarët amerikan kishin përshtypjen se anëtarët e UÇK-së po përpiqeshin të fitonin kohë.
Më pas dëshmitarit iu prezantua një raport i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes ku thuhej se në operacionin në një fjetore ishin gjetur dhjetëra pistoleta, granata, pajisje shpërthyese dhe qindra municion sekuestruara. Prokurori Halling tha se janë konfiskuar edhe uniforma të UÇK-së dhe dokumente të paligjshme.
Sipas dëshmitarit, në momentin e operacionit, tre posedues të kartave të ushtrisë jugosllave ishin të pranishëm; Adrian Mehmeti, Abdurrahman Ramadani dhe Shaqir Shaqiri janë gjetur aty.
Më pas dëshmitarit iu prezantuan dy dokumente të OSBE-së e që njëri prej tyre ishte një raport javor i 11-17 gushtit 1999 në të cilin thuhej se përplasjet e përditshme nuk kishin të ndalur në Gjilan pas bastisjes dhe kontrollit të fjetores të përdorur nga UÇK-ja dhe gjetjes se asaj që është përshkruar si dhomë e torturës dhe municioneve.
Sipas këtij dokumenti, trupat e KFOR-it ishin rrethuar nga një trupë e zemëruar dhe se vetëm nëntë prej 30 personave që janë synuar të arrestohen, janë arrestuar nga KFOR-i dhe të nesërmen janë organizuar protesta të tjera të shqiptarëve kundër paqeruajtësve në përpjekje për t’i liruar ata që mbaheshin të ndaluar.
Për këtë, Russell tha se ishin dhjetë persona të arrestuar. Ai tha se nuk i kujtohet asgjë konkret e kur u pyet se a kishte marrë masa UÇK-ja për krimet që i kishte zbuluar KFOR-i.
Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument që pretendohet se është lëshuar në komandanti i Policisë Ushtarake me emrin Fatmir Mehmeti në zonën Operative të Karadakut.
“E dinim që ishin të pakënaqur për bastisjet që kishin ndodhur”, tha Russell.
Sipas Halling, dokumenti përshkruan se sipas Mehmetit, KFOR-i kishte kryer operacione tek Policia Ushtarake dhe ushtarët kishin sjellje jo të duhura ndaj anëtarëve të UÇK-së të cilët gjendeshin në objekt, kanë shkatërruar të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin.
Ai tha se në dokument, Mehmeti kishte shkruar se si rrjedhojë e kësaj situate erdhi një protestë e ushtarëve që iu bashkuan edhe qytetarët. Aty thuhet se u arrestuan dhjetë ushtarë të UÇK -së, raporton Betimi për Drejtësi.
“Ky nuk ka qenë objekt zyrtar. Nuk ka pasur polici ushtarake të autorizuar. Nuk ka pas baraka të autorizuara e as pika grumbullimi dhe prandaj ne e mbyllem. Sa i takon sjelljes, policia ushtarake nën drejtimin e … që e drejtonte njësinë ushtarake ai sihte përgjegjës për bastisjen që u bë. Bënë kontrollin policor në të gjitha dhomat për të marrë dokumente dhe armë dhe gjeten disa syresh. Sa i takon shkeljeve që përmenden këtu, nuk e di se çfarë kanë dashur të thonë këtu. Ne iu dhamë ujë të ndaluarve. Askush nuk humbi ndjenjat. Ne kishim marrë urdhër nga qendra e brigadës sonë që do të veprojmë sa më shpejtë në mënyrë që ta mbyllim ambientin dhe në fakt na zgjati më shumë se ç’duhet dhe për këtë ata nuk ishin të kënaqur. Por sidoqoftë ne vendosem që të lironim personat që ishin të ndaluar, iu dhamë ujë, ka qenë nxehtë, ishte gusht edhe të merrnin pak frymë këta persona i quam në hije dhe u treguam shumë njerëzor”, tha ai duke shtuar se ajo që thuhet aty nuk ishte e saktë.