Rutina e përditshme e shkrimtarit Murakami, zgjimi në orën 4:00 të mëngjesit, 5-6 orë shkrim dhe pastaj vrap

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Përtej famës që ka një shkrimtar, Haruki Murakami prej më shumë se dy dekadash është bërë gjithnjë e më i njohur në të gjithë botën si një romancier që vrapon.

Njohja e botës anglishtfolëse për zakonin e punës së Murakamit shkon prapa në vitin 2004, kur Paris Review publikoi një intervistë ku duke përshkruar strukturën e ditës së tij tipike të punës, Murakami u përgjigj:

Kur jam duke shkruar ngrihem në katër të mëngjesit dhe punoj pesë deri në gjashtë orë. Pasdite, vrapoj për dhjetë kilometra ose notoj (ose i bëj të dyja), pastaj lexoj pak dhe dëgjoj muzikë. Shkoj në shtrat në orën nëntë të darkës. Unë i përmbahem kësaj rutine çdo ditë pa ndryshime. Përsëritja në vetvete bëhet gjë e rëndësishme; është një formë e mesmerizmit.

Unë e hipnotizoj veten për të arritur një gjendje më të thellë mendore. Por, për të mbajtur një rutinë të tillë për kaq gjatë, gjashtë muaj deri në një vit kërkon një sasi të mirë të forcës mendore dhe fizike. Në këtë kuptim, të shkruash një roman të gjatë është si një trajnim për mbijetesë. Forca fizike është po aq e nevojshme sa edhe ndjeshmëria artistike.

“Në fillim pija shumë deri në gjashtëdhjetë cigare në ditë. Gishtat e mi ishin të verdhë dhe trupi im nxirrte tym. i vetëdijshëm se diçka duhej të ndryshonte, Murakami kreu një eksperiment mbi veten e tij: “Vendosa të filloja të vrapoja çdo ditë sepse doja të shihja se çfarë do të ndodhte. Mendoj se jeta është një lloj laboratori ku mund të provosh gjithçka. Dhe në fund mendoj se ishte mirë për mua, sepse u bëra i fortë”.

Respektimi i një stili të tillë jetese, siç e tregon Murakami, i ka mundësuar atij që të shkruajë të gjitha romanet e tij që prej asaj kohe, duke përfshirë kryevepra si “Pylli Norvegjez”, “Kafka në Breg” etj.

Megjithatë shkrimtari i madh thotë se nuk ua ka rekomanduar kurrë vrapin të tjerëve.

“Nëse dikush ka interes për vrapim në distanca të gjata, ai do të fillojë të vrapojë vetë. Nëse ai nuk është i interesuar për të, asnjë përpjekje për ta bindur nuk do të sjellë ndonjë ndryshim’, thotë Murakami, i cili po vrapon ndërsa shkruan për gati dyzet vjet tani, nuk mund të ketë rrugë tjetër.

Të ngjashme