Kandidati për kryetar të Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhdi Shehu ka thënë se nuk ka informata që është arrestuar djali i tij.
Por këtë e ka mohuar edhe vetë Shehu.
Ai tha se nuk ka informacione dhe se kjo nuk qëndron.
“Nuk kam informacione, tani po ndëgjoj, kjo nuk qëndron”, tha shkurt ai.
Lajmin për arrestimin e tij e ka dëftuar Besnik Tariri nga AAK, duke thënë se Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit.