Ruzhdi Shehu: Juniku do të bëhet me pishinën e parë gjysmë olimpike

Prishtinë | 03 Tet 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut në zgjedhjet e 12 tetorit, Ruzhdi Shehu, tha se gjatë mandatit të dytë Juniku do të bëhet me pishinën e parë gjysmë olimpike.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,
Juniku do të bëhet me pishinë e parë gjysmë olimpike. Ky projekt do kap vlerën rreth gjysmë milioni euro dhe do të realizohet gjatë mandatit tonë të dytë në përputhje me standardet e fundit ndërkombëtare.
Urime të gjithëve.
Pak ditë na ndajnë nga fitorja e 12 tetorit, në mënyrë që të kompletojmë transformimin e Junikut. Vazhdojmë +4 pa balotazh.

Të ngjashme