Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, iu drejtua junikasve dhe u bëri të ditur se planifikon ndërtimin e sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Më 12 tetor do të festojmë së bashku fitoren tonë madhështore. Ndërsa më 13 tetor do të vazhdojmë me punën tonë të palodhshme.
Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milion euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt.
Urime të gjithve. Vazhdojmë +4.